Protesta para SPAK-ut, qytetarët kërkojnë dënimin e Veliajt

Disa qytetarë kanë protestuar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) gjatë kohës kur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po jepte deklarime lidhur me akuzat për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”. Me pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar dënimin e Veliajt, duke e cilësuar si hajdut dhe mashtrues, raporton…

Lajme

26/12/2024 13:35

Disa qytetarë kanë protestuar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) gjatë kohës kur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po jepte deklarime lidhur me akuzat për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”.

Me pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar dënimin e Veliajt, duke e cilësuar si hajdut dhe mashtrues, raporton A2CNN.

“Mashtrues 99-sh, hajdut, po të zënë hakat e Kombinatit”, shkruhej në një nga pankartat.

Ndërkohë, bëhet e ditur se Veliaj po deklarohet në SPAK për hetimet e nisura ndaj tij.