Avdyli: Lista Sërpska janë një zgjatim i Vuçiqit në Kosovë
Haxhi Avdyli nga lista GUXO deklaroi se Qeveria Kurti është e vetmja që nuk ka qenë e varur nga Lista Sërpska dhe akuzoi partitë tjera që kanë bashkëpunim politik me këtë subjekt politik. “Lista Sërpska janë një zgjatim terrorist, janë një zgjatim i Vuçiqit në Kosovë, sepse ka edhe parti opozitare serbe të cilat veprojnë,…
Lajme
Haxhi Avdyli nga lista GUXO deklaroi se Qeveria Kurti është e vetmja që nuk ka qenë e varur nga Lista Sërpska dhe akuzoi partitë tjera që kanë bashkëpunim politik me këtë subjekt politik.
“Lista Sërpska janë një zgjatim terrorist, janë një zgjatim i Vuçiqit në Kosovë, sepse ka edhe parti opozitare serbe të cilat veprojnë, por neve na duhet ta instalojmë pluralizmin politik edhe te serbët”.
“Neve na akuzojnë që kemi bashkëpunim me Vuçiqin, por faktet janë ndryshe. Partitë e caktuara kanë një bashkëpunim politik me të dhe kanë pasur edhe në të kaluarën. Kjo shihet se ata kanë koordinime, dhe vet fakti që ata nuk votuan për të mos e certifikuar Listën Sërpska, a flet kjo diçka? Pse ata nuk votuan? Nuk votuan sepse u ndjenë keq dhe u pa edhe në fytyrat e tyre që u ndjenë keq”, deklaroi Avdyli në Klankosova.