Ymeri: Vendimi i Kurtit për 100 € është elektoral
Analisti i Debat Plus, Visar Ymeri ka thënë se vendimi i së dielës i qeverisë i kryeministrit Kurti për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijë dhe pleqtë është një prej vendimeve elektorale të tij. Pavarësisht se shtesa të tilla kishte nda edhe viteve të kaluara, Ymeri ka thënë se ky vit dallon nga…
Lajme
Analisti i Debat Plus, Visar Ymeri ka thënë se vendimi i së dielës i qeverisë i kryeministrit Kurti për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijë dhe pleqtë është një prej vendimeve elektorale të tij.
Pavarësisht se shtesa të tilla kishte nda edhe viteve të kaluara, Ymeri ka thënë se ky vit dallon nga vitet e kaluara pasi që në vitin 2022 ka qenë inflacioni shumë i lartë dhe kemi pas momente të krizave ekonomiko-sociale.
“Si vjet, në fund të vitit nuk ka asgjë të jashtëzakonshme nëse krahason me pjesët e tjera të vitit që i bie që këto [100€] epen me qëllim me kriju një rritje të popullaritetit për kryeministrin dhe qeverinë për zgjedhjet e 9 shkurtit sa që kanë për qëllim me ndihmu këdo e sado pak me këto para”, ka thënë Ymeri.
Ai tutje ka thënë se pavarësisht se disa familje duke pas numër më të madh të fëmijëve apo edhe pensionistëve mund të përfitojnë më shumë se 100 euro për to këto para janë të mirëseardhura, por me këto para nuk mundet me u sanu situata me vendime ad hock.