Kurti pyetet se si rruga që i preu shiritin sot ka trotuare të parregulluara e s’ka nivelizim, RTK-ja ndal transmetimin

Pas përfundimit të deklarimit të kryeministrit Albin Kurti në përurimin e segmentit n2 të rrugës Prishtinë- Mitrovicë, njëri nga gazetarët pati pyetje për të. Gazetari pyeti kryeministrin për problemet që ka kjo rrugë ende pa u përfunduar e tëra. Ai tha se “në segmentin që e pretë shiritin nga ajo që kemi parë me sy…

Lajme

20/12/2024 09:21

Pas përfundimit të deklarimit të kryeministrit Albin Kurti në përurimin e segmentit n2 të rrugës Prishtinë- Mitrovicë, njëri nga gazetarët pati pyetje për të.

Gazetari pyeti kryeministrin për problemet që ka kjo rrugë ende pa u përfunduar e tëra.

Ai tha se “në segmentin që e pretë shiritin nga ajo që kemi parë me sy është që në një pjesë të saj trotuaret nuk janë të përfunduara, e po ashtu anësoret e trotuareve nuk janë të nivelizuara janë valë-valë. Kemi vërejtur edhe që asfalti është i rrallë dhe që anësoret në mes të rrugës pjesa e metaltë është valë-valë”.

Me këtë rast ai pyeti kryeministrin nëse ka një qëndrim për këtë çështje?

Derisa edhe ministri Liburn Aliu u pyet se pse nuk është pjesë e VV-së në kuadër të listës së kandidatëve për deputet.

“Më së miri është me fol ministri apo zv.minsitri se janë çështje teknike. Pra erdha për inaugurimi, jo për herën e tretë valët e asfaltit që po i aludoni ju. Do të shkojmë drejtë me i taku edhe punëtorët pak. Pas prerjes së shiriti ecim në rrugë, jo përpara. Në të kaluarën së pari zbatimi e më pas planifikimi. Tash është planifikimi, prerja e shiritit e më pas shohim a ka valë a s’ka valë…?”,deklaroi Kurti derisa nga RTK u ndal transmetimi i drejtpërdrejtë.

Moderatorët thanë se e “dimë se dëshironi të dëgjoni gjithë këtë intervistë por…”.

Siç duket diskutimi dhe përgjigja e kryeministrit Kurti në lidhje me këto probleme s’duhet të dëgjohej nga publiku dhe kësisoj u ndal transmetimi./Lajmi.net/