Abdixhiku: Hovenieri kujdestar i përkushtuar i relacioneve Kosovë-SHBA

Kryetari i LDK-së ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ai e ka falënderuar ambasadorin Hovenier për gjithë angazhimin e gjithë përkushtimin e tij, jo vetëm si ambasador, por dhe si përfaqësues amerikan i viteve të shpalljes së pavarësisë. Kreu i LDK-së ka thënë se Hovenier ka qenë njohës i…

Lajme

19/12/2024 13:50

Kryetari i LDK-së ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ai e ka falënderuar ambasadorin Hovenier për gjithë angazhimin e gjithë përkushtimin e tij, jo vetëm si ambasador, por dhe si përfaqësues amerikan i viteve të shpalljes së pavarësisë.

Kreu i LDK-së ka thënë se Hovenier ka qenë njohës i mirë i Kosovës ,përfaqësues i mirë i interesave strategjike të SHBA-ve në Kosovë; dhe mbi të gjitha kujdestar i përkushtuar i relacioneve mes dy popujve.

Ai ka thënë se i ka dhuruar gjashtë mbesave dhe nipit të tij nga një fanellë të kombëtares së Kosovës me emrat e tyre në to.

“Jeff, ka qenë pasionant i futbollit kosovar. Kemi ndjekur bashkë lojëra të shumta të Kombëtares së Kosovës. Në LDK, u kujdesëm që si gjysh i 6 mbesave e 1 nipi që është – Charlotte, Oliver, Lucie, Jacqueline, Katherine, Madeline, Amelia – me të kthyer në shtëpi, t’u dhurojë atyre nga një fanellë të kombëtares sonë me emrat e tyre në to. T’i mbajnë si kujtim të përhershëm nga shteti i fundit ku ai shërbeu si ambasadorë”, ka shkruara ai.

Tutje ai ka theksuar se LDK pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe historik me ambasadorin e ri të administratës së re, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.