“Mos ma prekë shtratin”, “Mos më prekë me dorë” – përplasje e ashpër e Xuxit me Gjestin
Gjesti ka vazhduar me energjinë e tij edhe pas përfundimit të festës së organizuar nga “Vëllai i Madh” në shtëpinë e famshme. Ai vazhdoi edhe pas fikjes së dritave që nënkupton kohën e gjumit për banorët, ndonëse ishin orët e hershme të mëngjesit. Ishte Xuxi që i reagoi ashpër Gjestit duke i kërkuar që t’i…
ShowBiz
Gjesti ka vazhduar me energjinë e tij edhe pas përfundimit të festës së organizuar nga “Vëllai i Madh” në shtëpinë e famshme.
Ai vazhdoi edhe pas fikjes së dritave që nënkupton kohën e gjumit për banorët, ndonëse ishin orët e hershme të mëngjesit.
“A je normal o haver, njerëzit duke fjetur. Ti se meriton as me të fol”, u shpreh Xuxi.
Gjesti shkoi dhe kërceu tek shtrati i Xuxit, gjë që e acaroi shumë këtë të fundit teksa e shtyu Gjestin nga krahët dhe i kërkoi që të mos e bëjë më këtë.
“Qu prej qëtu menjëherë, hiqmu dhe mos më prek edhe njëherë këtu. Mos më prek asnjëherë tek shtrati – po të shtyj për qejf”, i tha Xuxi derisa Gjesti i kërkonte që të mos e prek me dorë.
Banorët e tjerë ndërhynë teksa edhe Gresa i kërkoi Xuxit që të mos e prek me dorë as Gjestin e as askënd tjetër.
Xheneta i kërkonte Gjestit që të mos i afrohet Xuxit pasi ka konsumuar birrë dhe ky i fundit sa ka falur namaz.