Sabit Januzi pranon fajësinë

Edhe Sabit Januzi ka ndryshuar deklaratën e tij nga i pafajshëm në fajtor lidhur me akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, si dhe atë të frikësimit. Januzi u përgjigj me “Po”, kur u pyet se a është i gatshëm që të ndryshojë deklarimin fillestar si i pafajshëm, raporton “Betimi për Drejtësi“. Si rrjedhojë, atij iu…

Lajme

18/12/2024 17:41

Edhe Sabit Januzi ka ndryshuar deklaratën e tij nga i pafajshëm në fajtor lidhur me akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, si dhe atë të frikësimit.

Januzi u përgjigj me “Po”, kur u pyet se a është i gatshëm që të ndryshojë deklarimin fillestar si i pafajshëm, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Si rrjedhojë, atij iu lexuan akuzat sërish, ku për secilën prej tyre u deklarua fajtor.

Ndërsa sa i takon zhdëmtimit, avokati i Januzit, Jonathan Elystan Rees, tha se lidhet ngusht me dëmin e shkaktuar. Ai tha se zhdëmtimet do të ishin të nevojshme nëse vërtetohet se dëshmitari 1 ka pësuar dëm si rezultat ‘ndihmës së ofruar atij për ta tërhequr dëshminë’.

Avokati tha se për këtë nuk ka prova faktike se dëshmitarit 1 i është shkaktuar dëm.

Ndërsa, kur u diskutua për dënimin, avokati tha se kanë marrë vërtetim në Kosovë se Januzi nuk ka të kaluar kriminale në kuptimin e ndonjë vendimi të formës së prerë. Pas kësaj, me kërkesën e avokatit, seanca kaloi në private.