Gashi: Kurti u dha sinjal qytetarëve se mund ta anashkalojnë ftesën e Prokurorisë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka konsideruar “sinjal negativ” mos shkuarjen e Kurtit sot në Prokurori Speciale pas ftesës që ka marrë për të dëshmuar. Sipas Gashit, Kurti iu ka dhënë sinjal qytetarëve se mund ta anashkalojnë ftesën e prokurorisë. “Sinjali që dërgohet me mospjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në PSRK është…

Lajme

16/12/2024 13:04

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka konsideruar “sinjal negativ” mos shkuarjen e Kurtit sot në Prokurori Speciale pas ftesës që ka marrë për të dëshmuar.

Sipas Gashit, Kurti iu ka dhënë sinjal qytetarëve se mund ta anashkalojnë ftesën e prokurorisë.

“Sinjali që dërgohet me mospjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në PSRK është i gabuar dhe sinjali që u dërgohet qytetarëve është se mund ta anashkalojnë ftesën e prokurorisë”, tha Gashi, teksa foli edhe për ftesën që u ka bërë prokurorëve për takim në zyrën e tij. Ende më keq që të thirret prokurori dhe sjellja e ekzekutivit mbi prokurorinë është e gabuar dhe nënkupton vlerësimin e tij mbi gjyqësorin. Nëse vlerëson se duhet të kemi drejtësi, atëherë duhet tu përgjigjet ftesave”, tha ai para mediave.