Arrestohet ish-banori i Big Brother VIP Kosova

Policia e Shqipërisë, ka vënë në pranga aktorin e humorit, Rezart Veleshja.   Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Veleshnja është arrestuar pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet një personi dhe më pas e ka shitur.   “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues…

ShowBiz

13/12/2024 13:30

Policia e Shqipërisë, ka vënë në pranga aktorin e humorit, Rezart Veleshja.

 

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Veleshnja është arrestuar pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet një personi dhe më pas e ka shitur.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, njofton policia.

Kujtojmë se Veleshnja ka qenë pjesë e Big Brother Vip Kosova së fundmi, por u përjashtua për shkak se sipas produksionit kishte shënuar episode të ngacmimeve seksuale, gjuhë urrejtje, fyerje dhe kërcënime.