Shtëpia afër rrëzimit si pasojë e ndërtimeve në rrugën A, Komuna e Prishtinës del me sqarim
Komuna e Prishtinës ka dalë me një sqarim publik pasi si pasojë e ndërtimeve në “Rrugën A”, një shtëpi është prekur në themele dhe është gati të rrëzohet. Komuna thotë se shtëpia ka qenë e ndërtuar pa leje në pronë publike. “Në lidhje me shqetësimet e shprehura për pamjet e shtëpisë në lagjen “Prishtina e…
Lajme
Komuna e Prishtinës ka dalë me një sqarim publik pasi si pasojë e ndërtimeve në “Rrugën A”, një shtëpi është prekur në themele dhe është gati të rrëzohet.
Komuna thotë se shtëpia ka qenë e ndërtuar pa leje në pronë publike.
“Në lidhje me shqetësimet e shprehura për pamjet e shtëpisë në lagjen “Prishtina e Re”, sqarojmë se banorët janë njoftuar dhe larguar me kohë, disa muaj më parë, për shkak se zona ku ndodhej shtëpia është vlerësuar e paqëndrueshme dhe e pasigurt. Shtëpi ka qenë e ndërtuar pa leje në pronë publike”, thuhet në sqarimin e tyre.
Tutje, komuna thotë se “për banorët që jetojnë pranë hapësirës ku po zhvillohen punimet për Rrugën A, Kryeqyteti ka siguruar zgjidhje të përkohshme për banim, duke mbuluar shpenzimet e qirasë deri në përfundimin e punimeve”.
“Jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë, duke respektuar njëkohësisht ligjin dhe interesin publik”, vijon sqarimi.