Djali i zyrtarit të vrarë Smajl Hajdaraj në listë për deputet, jo nga LDK-ja por nga Vetëvendosje
Garës për deputet të Kuvendit të Kosovës këtë herë i është future edhe një personalitet i njohur për publikun. Bëhet fjalë për Shpëtim Hajdarajn, djali i zyrtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Smajl Hajdaraj. Shpëtim Hajdaraj për “çudi” nuk do të jetë pjesë e listës së formuar nga Lumir Abdixhiku në LDK, por…
Lajme
Garës për deputet të Kuvendit të Kosovës këtë herë i është future edhe një personalitet i njohur për publikun.
Bëhet fjalë për Shpëtim Hajdarajn, djali i zyrtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Smajl Hajdaraj.
Shpëtim Hajdaraj për “çudi” nuk do të jetë pjesë e listës së formuar nga Lumir Abdixhiku në LDK, por do të kandidojë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndryshe vrasja e Smajl HAjdarajt është një prej vrasjeve më tronditëse ët pasluftës në Kosovë, që ndodhi saktësisht më 17 janar 2002, kur ish-deputeti Hajdaraj ishte qëlluar për vdekje në hyrje të banesës së tij në Prishtinë.
Atë e vranë persona që ende nuk janë identifikuar dhe rasti vazhdon të bredhë nëpër institucione vendore të drejtësisë, raporton lajmi.net.
Shpëtim Hajdaraj, djali i tij shpesh herë është shprehur i zhgënjyer me drejtësinë në vend, s ai përket hetimeve për vrasjen e babait.
Para se të vritej Hajdaraj, rreth 40 aktivistë dhe anëtarë të LDK-së ishin vrarë gjatë viteve të luftës 1998/99 dhe rreth dhjetë të tjerë ishin plagosur. Këto vrasje të kryera gjatë luftës dhe në vitet e para të pasluftës që i paraprinin njëra-tjetrës, kishin krijuar një klimë të tensionuar gjatë atyre viteve në Kosovë.
Në listën e VV-së së Albin Kurtit Shpëtim Hajdaraj mban numrin 57./Lajmi.net/