Prokuroria hap rast ndaj Grubit dhe Bexhetit pasi u futën në listë të zezë të SHBA-së
Në një konferencë në Prokurorinë Publike në Maqedoni e Veriut, u bë e ditur se ndaj Artan Grubit dhe gjyqtarit Enver Bexheti është hapur rast pasi janë futur në listën e zezë të SHBA-së. Prokurori Publik shtetëror Ljupço Koevski theksoi se kundër të dyve tashmë është ngritur rast. “Dje kam hapur një rast për të…
Lajme
Në një konferencë në Prokurorinë Publike në Maqedoni e Veriut, u bë e ditur se ndaj Artan Grubit dhe gjyqtarit Enver Bexheti është hapur rast pasi janë futur në listën e zezë të SHBA-së.
Prokurori Publik shtetëror Ljupço Koevski theksoi se kundër të dyve tashmë është ngritur rast.
“Dje kam hapur një rast për të provuar të siguroj prova për të kontrolluar përgjegjësinë penale të personave që sillen për ryshfet dhe tregti me ndikim. Prokuroria do të japë urdhra të mëtejshëm.
Dua të theksoj se bashkëpunimi me SHBA-në dhe me ambasadën është i shkëlqyeshëm dhe na ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit”, tha Kocevski, siç raportojnë mediat në Maqedoni.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës të hënën i kanë vendosur në “Listën e Zezë” ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin dhe Enver Bexhetin, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.
Në njoftim thuhet se ata janë përfshirë në korrupsion. Pjesë e kësaj liste janë edhe familjarët e ngushtë të Grubit.
“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi (UBK). Mijalkov u përcaktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033. Në kuadër të këtij aksioni caktohen edhe familjarët e ngushtë të Grubit”, thuhet në njoftim.
Vendimi i DASH-it për Grubin dhe Bexhetin vjen rreth një muaj pasi ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, paralajmëroi më 21 nëntor për zgjerimin e listës së zezë edhe me persona të tjetër të dyshuar për krim dhe korrupsion në Maqedoninë e Veriut.