Xhensila për herë të parë thyen heshtjen- Flet për raportin me Besin dhe pse u nda nga ai

U përfolën shumë që nga bashkimi e deri tek ndarja. U tha se u ndanë e u ribashkuan, por që dy artistët, Xhensila e Besi vendosën martesës së tyre t’i japin fund këtë vit. Pos kësaj ata vendosën që edhe fotot e përbashkëta në rrjete sociale ti largojnë. E së fundi për gjithë këtë ka…

ShowBiz

05/12/2024 21:38

U përfolën shumë që nga bashkimi e deri tek ndarja.

U tha se u ndanë e u ribashkuan, por që dy artistët, Xhensila e Besi vendosën martesës së tyre t’i japin fund këtë vit.

Pos kësaj ata vendosën që edhe fotot e përbashkëta në rrjete sociale ti largojnë.

E së fundi për gjithë këtë ka folur edhe vet këngëtarja.

Ajo në emisionin e Arbana Osmanit, ka treguar se u ndanë për shkak të debateve dhe se fjalët nuk përkonin me veprat.

“Ka vite që po mundoheshim të sistemonin lidhjen tonë. Unë mendoj se në çdo marrëdhënie kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kur mbizotërojnë debatet dhe bëhet toksike për mua, fëmijët dhe për të, vendimi do duhej të merrej dhe e mora”, tha ajo.

Xhensila tregoi se vendimi për ndarjen është marrë nga ajo.

“Kam kuptuar se nuk duhet të luftojë vetëm njëra palë. Kam marrë shumë barrë në supe, kam lexuar gjithçka në këto kohë. Kam Zotin dëshmitar. Vendimin e kam marrë unë nuk shihej se ka rrugë tjetër divorci nuk është i lehtë”, ka rrëfyer ajo ndër të tjera.