Hajredin Kuçi arrestohet nga Specialja

Me urdhër të Speciales, zyrtarët policorë të EULEX-it në Kosovë kanë arrestuar  Hajredin Kuçin. Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Specializuar mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve të para, Kuçi theksohet të jetë arrestuar në shtëpinë e tij. Ai dyshohet se është arrestuar…

Lajme

05/12/2024 11:13

Me urdhër të Speciales, zyrtarët policorë të EULEX-it në Kosovë kanë arrestuar  Hajredin Kuçin.

Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Specializuar mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve të para, Kuçi theksohet të jetë arrestuar në shtëpinë e tij.

Ai dyshohet se është arrestuar për të njëjtën çështje sikurse ish-këshilltari tjetër i ish-presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smaka.

Përpos karrierës së gjatë politike dhe të drejtësisë në vend, Hajredin Kuçi ishte edhe pjesë e ekipit të mbrojtjes së Thaci në Hagë.

Specialja përgjatë pak orëve të para të ditës sot kë kryer disa arrestime. Si fillim u arrestua ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ish luftëtari i UÇK-së, Fazli Fazliu dhe tani edhe Hajredin Kuçi.

Po ashtu nga Specialja u tha se janë duke u kryer disa operacione në Kosovë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”./Lajmi.net/