Dyshohet për veprën “vjedhje e rëndë”, Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për vendodhjen e tij
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për vendodhjen e personit të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. I dyshuari është…
Lajme
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për vendodhjen e personit të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.
I dyshuari është Armend Morina i cili kërkohet për veprën “Vjedhje e rëndë”.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim për vendodhjen personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të stacionit të Fush Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.
Personi Armend (Imer) Morina kërkohet për veprën Vjedhje e rëndë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar, na kontaktoni direkt në:
E-mail: [email protected]
Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/
Android #app: Lajmero Policine
Tel: 192. /Lajmi.net/