Shpejtim Bulliqi reagon për punësimin e vajzës në Ministri të Bujqësisë, thotë se projektin e fitoi nga Banka Botërore
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pasi gazetari Lirim Mehmetaj ka raportuar se vajza e Bulliqit, Njomëza Bulliqi është punësuar në ministrin e drejtuar nga Faton Peci. Kontrata e publikuar nga ai mban datën 17 prill 2024 dhe vlera e saj totale kap shumën prej 15 mijë eurove për një periudhë prej…
Lajme
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pasi gazetari Lirim Mehmetaj ka raportuar se vajza e Bulliqit, Njomëza Bulliqi është punësuar në ministrin e drejtuar nga Faton Peci.
Kontrata e publikuar nga ai mban datën 17 prill 2024 dhe vlera e saj totale kap shumën prej 15 mijë eurove për një periudhë prej 25 muajve.
Këtë e ka mohuar vetë Bulliqi, i cili ka thënë se kjo nuk është asgjë tjetër veçse një fushatë politike e qëllimshme dhe dashakeqe, shkruan lajmi.net.
Bulliqi ka sqaruar “të vërtetën”, duke thënë se vajza e tij projektin e ka fituar nga Banka Botërore.
“E vërteta është kjo: Të katër fëmijët e mi kanë përfunduar studimet master në institucione shtetërore të vendit dhe çdo arritje profesionale e tyre është rezultat i punës dhe meritës së tyre, jo i ndërhyrjeve të mia. Vajza ime e dytë, Egzona, e cila pretendohet se është e punësuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit që nga viti 2022, ka dy vite që punon në një institucion tjetër. Pretendimi se vajza ime më e vogël, Njomëza, ka përfituar 15,000 € nga një projekt i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është krejtësisht i pavërtetë. Njomëza e ka fituar një projekt nga Banka Botërore (dhe jo nga Ministria e Bujqësisë siç po raportohet) përkundër kësaj ajo është tërhjekur nga realizimi i projektit për shkak të angazhimeve të tjera me datën 1 gusht”, ka shkruar Bulliqi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: