Kurti-deputetëve: Qëndroj me krenari dhe vetëbesim pasi këto katër vjet ishin të mbushura me arritje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke folur sot para deputetëve të Kuvendit ët Kosovës, në seancën ku pikë e rendit të ditës është diskutimi mbi qeverisjen katër vjeçare. Kurti tha se qëndron me krenari dhe vetëbesim, pasi sipas tij këto katër vjet qeverisje nga ta kanë qenë të mbushura me plot arritje. “Sot qëndroj…

Lajme

02/12/2024 11:51

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke folur sot para deputetëve të Kuvendit ët Kosovës, në seancën ku pikë e rendit të ditës është diskutimi mbi qeverisjen katër vjeçare.

Kurti tha se qëndron me krenari dhe vetëbesim, pasi sipas tij këto katër vjet qeverisje nga ta kanë qenë të mbushura me plot arritje.

“Sot qëndroj para jush me krenari dhe vetëbesim mbi këtë katërvjeçar të qeverisjes sonë, që ka qenë me përplot të arritura, dhe me më shumë sfida se zakonisht jemi mësuar”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti deklaroi se është një histori ndryshimesh të cilat e prekin jetën e përditshme, e të gjithë qytetarëve që do të thotë edhe të secilës kategori shoqërore. “Është një histori ndryshimesh të cilat e prekin jetën e përditshme e të gjithë qytetarëve, që do të thotë edhe të secilës kategori shoqërore. Këto histori suksesi flasin njëkohësisht për një të ardhme më të mirë, që nuk e përjashton askënd dhe shifrat që do t’i prezantoj, padyshim se kanë shpirt, meqenëse ato kanë vënë në lëvizje, mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin e tyre, mundësitë për të ardhmen, pa diskriminim e pa privilegje”,shtoi ai./Lajmi.net/