Arsenal armësh, uniforma policie- Krejt çka u gjet gjatë bastisjes pas sulmit të mbrëmshëm në Zubin Potok
Sulmi i mbrëmshëm terrorist në veri të vendit saktësisht në Zubin Potok, ka pasuar me bastisje të Policisë së Kosovës në dhjetë lokacione të ndryshme bën të ditur vet ministri i Punëve të Brendshme të vendit, Xhelal Sveçla. Ai konfirmoi për mediat se të arrestuar mbi dyshime të bazuara janë gjithsej tetë persona. Krahas kësaj,…
Lajme
Sulmi i mbrëmshëm terrorist në veri të vendit saktësisht në Zubin Potok, ka pasuar me bastisje të Policisë së Kosovës në dhjetë lokacione të ndryshme bën të ditur vet ministri i Punëve të Brendshme të vendit, Xhelal Sveçla.
Ai konfirmoi për mediat se të arrestuar mbi dyshime të bazuara janë gjithsej tetë persona.
Krahas kësaj, njoftoi edhe se janë gjetur e konfiskuar edhe një arsenal i konsiderueshëm armatimi, emblema, stema, shkrime, shumë parash e gjësende të tjera të cilat dyshohet qartazi se u takojnë grupeve kriminale serbe që mund të jenë të njëjtat që shkaktuan sulmin e mbrëmshëm.
Më poshtë bashkëngjitur disa foto të siguruara nga krejt ajo çka u konfiskua nga bastisjet policore të sotme: