Finlanda dënon sulmin në kanalin e ujit: Qëndrojmë krah Kosovës në përpjekjet për hetim
Ambasada e Finlandës në Kosovë e ka dënuar sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, duke theksuar se është thelbësor për furnizim me ujë dhe funksionimin e termocentraleve. Në postimin e tyre në Facebook thuhet se po e monitorojnë situatën nga afër dhe se qëndrojnë krah Kosovës në përpjekjet për hetimin e rastit “Ne…
Lajme
Ambasada e Finlandës në Kosovë e ka dënuar sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, duke theksuar se është thelbësor për furnizim me ujë dhe funksionimin e termocentraleve.
Në postimin e tyre në Facebook thuhet se po e monitorojnë situatën nga afër dhe se qëndrojnë krah Kosovës në përpjekjet për hetimin e rastit
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të saj. Ne jemi duke e monitoruar situatën nga afër dhe qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj për hetim”, thuhet në postim./Lajmi.net/