LDK dënon fuqishëm sulmet në veri të vendit, kërkon koordinim me aleatët ndërkombëtarë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj shpërthimit që ka ndodhur në Zubin Potok e që ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit në Ibër Lepenc. LDK ka dënuar fuqishëm sulmet e fundit në veri të vendit derisa ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë të ndërmarrin masa urgjente për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë përgjegjësit e…

Lajme

30/11/2024 00:10

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj shpërthimit që ka ndodhur në Zubin Potok e që ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit në Ibër Lepenc.

LDK ka dënuar fuqishëm sulmet e fundit në veri të vendit derisa ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë të ndërmarrin masa urgjente për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë përgjegjësit e këtyre veprimeve kriminale.

LDK ka kërkuar koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të garantuar që këto sulme të mos përsëriten dhe të ruhet rendi dhe qetësia publike në Republikën e Kosovës.

“LDK-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin e qytetarëve tanë dhe qëndron fuqishëm përkrah institucioneve shtetërore të sigurisë dhe partnerëve ndërkombëtarë për të mbrojtur integritetin dhe rendin në vend”, thuhet në komunikatën e LDK-së. /Lajmi.net/