Hamza nga Zubin Potoku, shprehet i shqetësuar për ndërprerjen e ujit të pijës: Uroj të kalohet sa më shpejt kjo situatë

Kandidati për kryeministër nga PDK, dhe njëherësh kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza ka shkuar në Zubin Potok ku sot në mbrëmje ka pas një shpërthim që ka dëmtuar kanalet e ujësjellësit të Ibër Lepencit. Hamza është shprehur i shqetësuar për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijës, shkruan lajmi.net. “E dënoj aktin dhe kërkoj nga…

Lajme

29/11/2024 23:56

Kandidati për kryeministër nga PDK, dhe njëherësh kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza ka shkuar në Zubin Potok ku sot në mbrëmje ka pas një shpërthim që ka dëmtuar kanalet e ujësjellësit të Ibër Lepencit.

Hamza është shprehur i shqetësuar për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijës, shkruan lajmi.net.

“E dënoj aktin dhe kërkoj nga institucionet e rendit dhe ligjit, që ta zbardhin sa më shpejt rastin dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Jam shumë i shqetësuar me ndërprejen e furnizimit të ujit të pijes. Po ashtu, jam në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e vendit të përfshira në sanimin e dëmit dhe shpresoj të tejkalohet sa më shpejt kjo situatë”, ka shkruar Hamza. /Lajmi.net/