Incidenti në Ibër Lepenc, KOSTT njofton se furnizimi me energji elektrike është i sigurt dhe pa ndërprerje
Në Zubin Potok ka ndodhur një shpërthim i cili ka dëmtuar kanalet e rrjetit të ujësjellësit të Ibër Lepencit. Në lidhje me këtë ka reaguar KOSTT-i, i cili ka njoftuar se incidenti i raportuar së fundmi në kanalet e ujitjes në Ibër Lepenc në Zubin Potok nuk ka asnjë ndërlidhje me ndërprerjet e energjisë që…
Lajme
Në Zubin Potok ka ndodhur një shpërthim i cili ka dëmtuar kanalet e rrjetit të ujësjellësit të Ibër Lepencit.
Në lidhje me këtë ka reaguar KOSTT-i, i cili ka njoftuar se incidenti i raportuar së fundmi në kanalet e ujitjes në Ibër Lepenc në Zubin Potok nuk ka asnjë ndërlidhje me ndërprerjet e energjisë që lidhen me NS Prishtina 1, të shkaktuara nga incident i lokalizuar.
“Furnizimi me energji elektrike mbetet i sigurt dhe pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit. Po ashtu, ekipet tona janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin e sigurtë të sistemit të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it. /Lajmi.net/