U pezullua nga kryeinspektori ilegal pasi bashkëpunoi me Prokurorinë për ta hetuar Radojçiqin, Fazliut i largohet nga zyra edhe fotografia e Adem Jasharit

Inspektori Nexhat Fazliu është pezulluar nga puna nga kryeinspektori i paligjshëm, Hekuran Nikçi pasi që Fazliu bashkëpunoi me Policinë dhe Prokurorinë për ta hetuar kompaninë RAD D.O.O nga e cila financohej nga Milan Radojçiq në veprimtarinë e tij paraushtarake dhe terroriste. Sot, Fazliu ka njoftuar se nga zyra e tij janë larguar gjërat e tij…

Lajme

26/11/2024 22:59

Inspektori Nexhat Fazliu është pezulluar nga puna nga kryeinspektori i paligjshëm, Hekuran Nikçi pasi që Fazliu bashkëpunoi me Policinë dhe Prokurorinë për ta hetuar kompaninë RAD D.O.O nga e cila financohej nga Milan Radojçiq në veprimtarinë e tij paraushtarake dhe terroriste.

Sot, Fazliu ka njoftuar se nga zyra e tij janë larguar gjërat e tij personale si dhe fotografitë e dëshmorëve dhe komandantit Adem Jashari, shkruan lajmi.net.

Fazliu përmes një postimi në Facebook, ka publikuar edhe fotografi nga biseda kur u njoftua se i janë larguar gjërat e tij personale dhe fotografitë.

“I emëruari në mënyrë të kundërligjshme nga Albin Kurti, kryeinspektori ilegal Hekuran Nikçi, urdhëron të largohen nga zyra ime edhe fotografitë e familjes sime dëshmorë, të babait dhe familjarëve të tjerë dëshmorë, si dhe fotografia e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Zot jepna durim, sepse keto janë veshtira të përballohen. Por besoj se shumë shpejt do të reagojë Prokuroria Speciale dhe do t’i largojë nga zyrat e Inspektoratit Qendror të Punës këta antikombëtarë, të cilët i pengojnë edhe fotografitë e dëshmorëve”, ka shkruar Fazliu në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë: