Ramabaja tha se Haradinaj “rrezikon të mos e kalojë pragun”, Xhemaili e quan “pa integritet e sahanlëpirës të regjimit Kurti”
Analisti Sabri Ramabaja ka deklaruar sot se Haradinaj dhe partia e tij rrezikojnë të mos e kalojnë pragun shkaku i gjuhës së ashpër që përdor ai ndaj Kurtit. Zëdhënësi i AAK-së, njëherësh edhe kandidat për deputet nga kjo parti Kushtrim Xhemaili i ka reaguar ashpër kësaj deklarate. Ai e ka quajtur Ramabajën si “njeriu pa…
Lajme
Analisti Sabri Ramabaja ka deklaruar sot se Haradinaj dhe partia e tij rrezikojnë të mos e kalojnë pragun shkaku i gjuhës së ashpër që përdor ai ndaj Kurtit.
Zëdhënësi i AAK-së, njëherësh edhe kandidat për deputet nga kjo parti Kushtrim Xhemaili i ka reaguar ashpër kësaj deklarate.
Ai e ka quajtur Ramabajën si “njeriu pa pikë integriteti dhe sahanlëpirës i regjimit Kurti”, shkruan lajmi.net.
“Merreni me mend, njeriu pa pikë integriteti dhe sahanlëpirës i regjimit Kurti, Sadri Ramabaja paska dalë me prognoza fiktive paranojake për AAK- në, sepse i ka kape krize edhe ne enderra ju del Ramushi kur akuzon Kurtin si njeri të Serbisë. Ramushi e vërtetë se nuhatjen politike e ka më të hershme se të tjerët por heret a vonë deklarimet i dalin të sakta. I pari që Kurtin e quajti mashtrues ishte Ramushi dhe opinionit nuk i pëlqeu kjo në fillim. Sot jo vetëm spektri politik i Kosovës por edhe vetë zyrtarët e VV e njohin Kurtin për mashtrues. Ramushi e quante Qeverinë Kurti “një shtëpi me budallë”. Sot krejt Kosova e din që kjo qeveri eshtë një shtëpi budallësh. Deklarimet e Ramushit për Kurtin jane të sakta, keni me u vërtetu shpejt, e as Ramabaja nuk është imun”, ka shkruar Xhemaili në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: