Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj ka folur për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve parlamentare. Ai ka thënë për Telegrafin se kushti kryesor i LDK-së pas këtij procesi zgjedhor është që Lumir Abdixhiku të drejtojë qeverinë. “Ne e kemi një qëndrim shumë të qartë politik, do të qeverisim me Lumir…
Lajme
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj ka folur për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve parlamentare.
Ai ka thënë për Telegrafin se kushti kryesor i LDK-së pas këtij procesi zgjedhor është që Lumir Abdixhiku të drejtojë qeverinë.
“Ne e kemi një qëndrim shumë të qartë politik, do të qeverisim me Lumir Abdixhikun kryeministër dhe do të qeverisim për ta implementu programin “Rruga e re”. Kush dëshiron me iu bashku Lumir Abdixhikut kryeministër dhe programit Rruga e re, janë të mirëseardhur”, ka deklaruar Zogaj.
Kandidati për deputet i LDK-së thotë se ky qëndrim i LDK-së është tashmë në tavolinë.
“Ky është qëllimi dhe synimi ynë dhe është qëndrimi i qartë. Pa Lumirin kryeministër ne nuk do të jemi në qeveri. Ne do të jemi në qeveri vetëm me Lumirin kryeministër. Nuk ka më qartë dhe më thjeshtë, ky qëndrim është që e kemi në tavolinë”.
Zogaj ka thënë se LDK është parti në rritje derisa sipas tij LVV është parti në rënie.
“Trendi i LDK-së është në ngritje dhe kjo ka shumë rëndësi në politikë. Pra, ne po rritemi, jemi në ngritje vazhdimisht, kurse trendi i Vetëvendosjes është në rënie”, ka shtuar nënkryetari i Prishtinës.