Babai i dhuroi veshkën, mjeku turk që kreu operimin vjen në Kosovë – Erblina e pret atë mes emocionesh

Babai i Erblinës i ka dhuruar asaj veshkën duke ia shpëtuar jetën kështu vogëlushes së tij. Lajmi.net ka qëndruar në aeroportin “Adem Jashari” kur Erblina dhe familja e saj kanë ardhur në Kosovë nga Turqia ku edhe është realizuar operimi derisa babi mes lotësh tregonte për lumturinë e tij. Sot në Kosovë ka ardhur edhe…

Lajme

18/11/2024 17:11

Babai i Erblinës i ka dhuruar asaj veshkën duke ia shpëtuar jetën kështu vogëlushes së tij.

Lajmi.net ka qëndruar në aeroportin “Adem Jashari” kur Erblina dhe familja e saj kanë ardhur në Kosovë nga Turqia ku edhe është realizuar operimi derisa babi mes lotësh tregonte për lumturinë e tij.

Sot në Kosovë ka ardhur edhe mjeku turk i cili ka realizuar operimin e Erblinës dhe babait të saj, shkruan lajmi.net.

“Po vij për herë të parë në Kosovë dhe jam shumë i lumtur për këtë. I kam premtuar familjes se ajo do të shërohet dhe së bashku do të kthehemi në Kosovë. Javën e kaluar nuk pata mundësi të vij, por sot jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë ai derisa përqafonte Erblinën.

Ai ka treguar edhe rreth gjendjes së Erblinës kur ka shkuar për herë të parë në Turqi.

“Erblina, kur ka ardhur për herë të parë ka pasur një gjendje shumë të rëndë, deri në atë pikë sa mjekët në Kosovë e kishin vlerësuar si të pamundur udhëtimin e saj drejt Turqisë. Ajo ka qenë në kujdes intensiv dhe e intubuar në koma. Organet e saj ishin të ënjtura dhe të pamjaftueshme për të kryer funksionet normale. Erblina ishte shumë e sëmurë por ne vendosëm të luftonim së bashku kundër kësaj sëmundjeje”, ka thënë ai për lajmi.net.

Video: