FMN paralajmëron mbështetje të vazhdueshme për reformat ekonomike në Kosovë

Drejtori i Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer, gjatë një takimi sot në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes nga ana e këtij institucioni të lartë financiar botëror për reformat ekonomike dhe financiare në Kosovë. Kamer mirëpriti po ashtu progresin e arritur të Kosovës në reformat e…

Lajme

15/11/2024 19:04

Drejtori i Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer, gjatë një takimi sot në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes nga ana e këtij institucioni të lartë financiar botëror për reformat ekonomike dhe financiare në Kosovë.

Kamer mirëpriti po ashtu progresin e arritur të Kosovës në reformat e saj ekonomike dhe financiare.

Ndërsa, kryeministri Kurti theksoi arritjet e Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.

Ai vuri në dukje rritjen e qëndrueshme ekonomike, reformat strukturore dhe përmirësimin e kushteve të investimeve, duke kontribuar në mirëqenien e qytetarëve.