Ministri Peci ia dha 100 mijë uro grant vllaut të deputetes Pacolli, Abazi: Vazhdim i tranzicionit të korruptuar e nepotik
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar ndaj rastit të fundit të raportuar ku ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ia dha 100 mijë uro grant vllaut të deputetes Fitore Pacolli. Bashkë me reagimin në Facebook ai e bashkëngjiti edhe kontratën tashmë të bërë publike. “Peci i jep 100 mijë…
Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar ndaj rastit të fundit të raportuar ku ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ia dha 100 mijë uro grant vllaut të deputetes Fitore Pacolli.
Bashkë me reagimin në Facebook ai e bashkëngjiti edhe kontratën tashmë të bërë publike.
“Peci i jep 100 mijë euro vëllaut të Fitore Pacollit për kompaninë që është hapur një javë para se me i marrë paratë publike”, shkroi ai në reagimin e tij.
Sipas ish-deputetit të VV-së, Kurti dhe njerëzit rreth tij po përsërisin ata që ishin në pushtet më parë duke vazhduar tranzicionin e korruptuar dhe nepotik.
“Dështim total me njerëzit të sojit të ndyrë!”, përfundoi ai./Lajmi.net