Caktohet një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dy personave dje në Klinë
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të pandehurit J.H., i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Klinë. Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Elzana Kastrati, zëdhënëse e kësaj Gjykate. Prokuroria Themelore në Pejë kishte kërkuar nga…
Lajme
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të pandehurit J.H., i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Klinë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Elzana Kastrati, zëdhënëse e kësaj Gjykate.
Prokuroria Themelore në Pejë kishte kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë caktimin e masës së paraburgimit ndaj J.H., i cili dyshohet se të mërkurën (13 nëntor) shtiu me armë zjarri duke shkaktuar vrasjen e dy personave në një lokal në Klinë.
Seanca dëgjimore pritet të mbahet pas pak në Gjykatën Themelore në Pejë.
Ndryshe, në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Mujë Krasniqi” të mërkurën rreth orës 17:17 dhe është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.
Sipas Policisë, njëri nga vitktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse tjetri ishte dërguar në Spitalin e Pejës, ku nuk kishte mundu t’iu mbijetojë plagëve. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit me një karikator me katër fishekë dhe tri gëzhoja.