Gazmend Muhaxheri i falë sulmuesit e tij në Pejë, ndërmjetëson Xhavit Haliti

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri më 26 tetor të këtij viti u sulmua fizikisht nga disa persona në Pejë. Policia e Kosovës pati dhënë detaje në lidhje me rastin, shkruan lajmi.net. “Sot rreth orës 08:50, në rrugën Bill Klinton,  është sulmuar nga dy persona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili…

Lajme

10/11/2024 16:15

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri më 26 tetor të këtij viti u sulmua fizikisht nga disa persona në Pejë.

Policia e Kosovës pati dhënë detaje në lidhje me rastin, shkruan lajmi.net.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugën Bill Klinton,  është sulmuar nga dy persona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lëndime trupore, të dyshuarit janë arrestuar. Me urdhër të Prokurorit te shtetit te dyshuarit ndalohen për 48-ore”, pati thënë Driton Rugova nga Policia në Pejë.

Sot sulmuesit e tij i ka falur kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Për këtë ka njoftuar deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti i cili edhe ka ndërmjetësuar në këtë.

“Burrat falin! Me ndërmjetësimin tim, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri i fali vëllezërit Lulaj për sulmin ndaj tij para disa ditësh. Ndërkohë, drejtësia do të merret me rastin. Uroj që sulme të tilla të mos ndodhin më asnjëherë. Gaz, faleminderit!”, ka shkruar Xhavit Haliti në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë: