Edhe PDK dërgon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë
Ligji për Zyrtarët Publikë, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga PDK-ja. Përmes një postimi në Facebook shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, është shprehur se kjo administratë e këta zyrtarë publikë, janë investim afatgjatë i shtetit dhe i partnerëve tanë dhe siç është shprehur ai, nuk…
Lajme
Ligji për Zyrtarët Publikë, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga PDK-ja.
Përmes një postimi në Facebook shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, është shprehur se kjo administratë e këta zyrtarë publikë, janë investim afatgjatë i shtetit dhe i partnerëve tanë dhe siç është shprehur ai, nuk do të lejojnë që t’i nënshtrohen “presioneve e agjendave politike
“Ashtu siç kemi paralajmëruar muaj më parë, sot e dërguam në Gjykatën Kushtetuese ligjin që shumica parlamentare e miratoi javën e kaluar dhe me të cilin ndryshohet dhe plotësohet Ligji në fuqi për Zyrtarët Publik.
Sikurse, këtë të fundit, kur dy vite më parë e dërguam në gjykatë, ashtu edhe tani ndryshim-plotësimin e tij, e kemi dërguar për të pamundësuar politizimin e partizimin e administratës publike dhe për të parandaluar degradimin e sistemit të meritokracisë, karrierës dhe pavarësisë së administratës, detyrë e të cilës është ti shërbej me zell e profesionalizëm të gjithë qytetarëve pa dallim, e mos të kthehet si instrument politik i pushtetit.” ka shkruar
Tutje në njoftimin e Tahirit thuhet, se kjo administratë e këta zyrtarë publikë, janë investim afatgjatë i shtetit dhe i partnerëve tanë dhe nuk do të lejojmë që ti nënshtrohen presioneve e agjendave politike.
“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i verës së vitit 2023, i konfirmoi në tërësi pretendimet tona, ndërsa Kuvendi me këtë rast, ishte i obliguar që brenda gjashtë muajsh ti adresoj të gjitha shkeljet.
Sot, rreth një vit e gjysmë pas, jo vetëm që dështuan ta përgatisin më kohë ligjin e ri, por akoma më keq, i përseritën një pjesë të shkeljeve në të njëjtën mënyrë.
Prandaj, kontestimi i këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese nuk është rastësi dhe paraqet, njëkohësisht, edhe një dëshmi të angazhimit tonë konsistent për mbrojtjen e vlerave dhe rendit kushtetues.” thuhet në reagimin e Tahirit.
Kujtojmë që, edhe LDK ka njoftuar që ka dërguar ligjin e njëjtë në Kushtetuese.