Aksidenti ku vdiq 21 vjeçari, reagon Durmishi: Aty pati sinjalistikë ku ndalohej komunikacioni

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Pestovë i mori jetën një 21 vjeçari. Aksidenti në fjalë ndodhi pikërisht në pjesë ku po punohet për realizimin e një “rrethi” krejtësisht të çuditshëm. E në lidhje me këtë aksident fajtor familjarët e kanë parë pikërisht këtë punim që po…

Lajme

07/11/2024 16:01

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Pestovë i mori jetën një 21 vjeçari.

Aksidenti në fjalë ndodhi pikërisht në pjesë ku po punohet për realizimin e një “rrethi” krejtësisht të çuditshëm.

E në lidhje me këtë aksident fajtor familjarët e kanë parë pikërisht këtë punim që po bëhet në atë rrugë.

Në lidhje me këtë nga Ministria e Infrastrukturës për lajmi.net nuk janë përgjigjur gjatë gjithë ditës, se pse dhe kur kanë vendosur të ndryshojnë projektin e kësaj rruge e të nxjerrin aty këtë rreth.

Por tani një reagim pati zv/ministri, Hysen Durmishi.

Sipas Durmishit, menjëherë pas rastit kanë kërkuar një raport nga punëkryesi dhe kompania mbikëqyrëse, ku sipas tij në bazë të raportit konstatohet se në rrugë ekziston sinjalistika e nevojshme dhe se aksidenti ka ndodhur në pjesën e rrugës ku ka qenë i ndaluar komunikacioni.

Njoftimi i plotë i Durmishit:

Të dashur qytetarë,

Sqarim në lidhje me aksidentin në Pestovë të Vushtrrisë

Së pari ju shprehim ngushllimet tona të sinqerta familjarëve me rastin e humbjes së jetës së familjarit të tyre.

Në projektin e rrugës Milloshevë – Mitrovicë përveç kontraktorit e kemi të angazhuar edhe një kompani konsulente e cila bënë mbikqyrjen e punimeve dhe kujdesen për mbarëvajtjen e punimeve dhe për sigurinë në punishte.

Menjëherë pas rastit kemi kërkuar një raport nga punëkryesi dhe kompania mbikqyrëse. Në bazë të këtij raporti konstatohet se në rrugë egziston sinjalistika e nevojshme dhe aksidenti ka ndodhur në pjesë e rrugës ku ka qenë i ndaluar komunikacioni.

Megjithatë, me rastin po merret policia e Kosovës dhe po presim raportin zyrtar të tyre. Me këtë rast ftojmë policinë e Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë rastin me prioritet që sa më parë të zbardhen arsyet e aksidentit.

Me këtë rast ftojmë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të lëvizin me kujdes në vendet ku zhvillohen punimet dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe sinjalistukën në vendëpunishte./Lajmi.net/