Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit E.T., për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Sipas njoftimit thuhet se sipas…

Lajme

07/11/2024 15:55

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit E.T., për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit thuhet se sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.T., në shtëpinë e tij në fshatin Bërnicë e Poshtme, komuna Prishtinë, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ka poseduar dhjetë kilogramë e tetëqindë e pesdhjetë e një gram (10.851) gram substancë narkotike e llojit marihuanë, e cila më 06 nëntor 2024, gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse sipas Urdhëresës së Gjykatës, të njëjtit iu është gjetur dhe sekuestruar, me çka kreu veprën penale “Blerja, posedim, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Tutje bëhet e ditur se i pandehuri që nga data 06 Nëntor 2024,  me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur. /Lajmi.net/