Një gur gjigant për pak sa nuk i godet veturat në rrugën Prishtinë – Podujevë
Një incident që ka mundur të jetë me fatalitet, ka ndodhur në rrugën Prishtinë Pudujevë, konkretisht në fshatin Lupç i Poshtëm. Në një video që ka siguruar Indeksonline, shihet teksa një ekskavator, po midhte dheun në kodrën përskaj rrugës, te vendi i quajtur “Kulina”, një gurë gjigant është rrokullisur dhe ka rënë në rrugë të…
Lajme
Një incident që ka mundur të jetë me fatalitet, ka ndodhur në rrugën Prishtinë Pudujevë, konkretisht në fshatin Lupç i Poshtëm.
Në një video që ka siguruar Indeksonline, shihet teksa një ekskavator, po midhte dheun në kodrën përskaj rrugës, te vendi i quajtur “Kulina”, një gurë gjigant është rrokullisur dhe ka rënë në rrugë të cilën po qarkullonin automjetet.
Qytetarët e kësaj pjese vazhdimisht janë ankuar për zvarritje të procesit të rregullimit të kësaj rruge.
Sipas dosjes së tenderit, rruga Prishtinë-Podujevë është dashur të përfundojë në fund të muajit gusht.
Punimet në këtë rrugë kanë filluar me 3 korrik 2023 e finalizimi i tyre është paraparë të bëhet për 425 ditë, rrjedhimisht 31 gusht të këtij viti. Kjo nuk ka ndodhur.
Ditë më parë, Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka shprehur besim se kjo rrugë do të përfundojë gjatë mandatit të tij.
Ai ka thënë se kanë mbetur disa punë shtesë, siç janë urat e rreth rrotullimet, por që ka thënë se punimet po kryhen me ritëm më të shpejtë se në rrugët e tjera.