Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në vlerë mbi 25 mijë euro
Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka kapur mallra me vlerë mbi 25.0000 mijë euro. Në njoftim thuhet se me datë 02.11.2024 rreth orës 19:50 njësia e Task Forcës ka identifikuar një automjet furgon me targa vendore duke ardhur ilegalisht nga fsh.Tanushë- RMV në drejtim të fsh.Mjak RKS, ku i njëjti është ndaluar. Gjatë kontrollit…
Lajme
Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka kapur mallra me vlerë mbi 25.0000 mijë euro.
Në njoftim thuhet se me datë 02.11.2024 rreth orës 19:50 njësia e Task Forcës ka identifikuar një automjet furgon me targa vendore duke ardhur ilegalisht nga fsh.Tanushë- RMV në drejtim të fsh.Mjak RKS, ku i njëjti është ndaluar.
Gjatë kontrollit në automjet i dyshuari ka pasur të ngarkuara mallra si në vijim:
– Filtera për cigare Grand 55 pako x10000 cope fitera gjithsej 550000 copë ,
– 101 pako me arra X 10 kg gjithsej 1010 kg,
– 120 pako me kikirika X 6 kg gjithsej 720 kg.
Vlera e mallit sipas tregut është mbi 25.000€
“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuesteohen dhe dërgohet në terminalin doganor”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/