Ministri i Luksemburgut, Bettel: Të jesh anëtar i BE-së nuk është sprint, është maratonë, është rrugë e gjatë
Qeveria e Kosovës ka bërë shumë punë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por duhet ta pranojmë që anëtarësimi në BE nuk është sprint, por maratonë, ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Luksemburgut, Xavier Bettel, pas takimit që zhvilloi me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Bettel…
Lajme
Qeveria e Kosovës ka bërë shumë punë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por duhet ta pranojmë që anëtarësimi në BE nuk është sprint, por maratonë, ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Luksemburgut, Xavier Bettel, pas takimit që zhvilloi me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Bettel i cili po qëndron për vizitë në Kosovë për projektin 35 milionësh që do ta ndihmojnë Kosovës në sektorin e IT-së.
Ai po ashtu tha se nën lidershipin e Donika Gërvallës Kosova ka bërë progres për t’iu afruar BE-së.
“Qeveria e Kosovës po bënë shumë punë dhe e dini dhe duhet ta pranoj që të jesh anëtar i BE-së nuk është sprint, është maratonë, është rrugë e gjatë për ta kaluar dhe mund t’iu them se nën lidershipin e Donikës ky vend ka bërë shumë progres në drejtim për t’iu afruar BE-së”, tha ai.
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel tha se duhet angazhim për t’iu shmangur konflikteve.
Ndërsa, shtoi se Kosova duhet të punoj të marr vendin dhe respektin e merituar.
“Ky rajon ka vuajtur mjaftë për vendimet që janë marrë nga të tjerët, dhe ju e dini se do të kemi përgjegjësinë të komunitetit në Këshill të Evropës dhe të kemi këtë platformën se ju së bashku do të punoni t’i jepni Kosovës vendin që meriton dhe respektin që meriton dhe gjithashtu mundësinë për të qenë një storie suksesi siç e meriton…Është e rëndësishme që tu japim të rinjve gjithashtu mundësinë të shohin se ky është vend për të qëndruar, për tu rritur dhe për tu gjeneruar dhe kjo do të jetë shpresoj edhe për projektet që do t’i mbështesim…Ne duhet të bëjmë çdo gjë që të shmangim konfliktin siç e dini unë jam sot këtu dhe u flas të gjitha vendeve dhe nëse mund të bëhemi të dobishëm do të bëjmë gjithçka për të shmangur situatë të keqe sepse ne jemi politikanë dhe njerëzit e parë që vuajnë në terren janë civilët dhe është detyra jonë ta bëjmë këtë dhe ne besojmë dhe kam pas këtë diskutim dhe kjo është arsyeja që vendi juaj dhe rajoni duhet ta ketë një perspektiv evropiane, por jo në 200 vjet por së bashku të shohim se si mund të shkojmë tutje”, tha ai.