Policia e Kosovës anulon një konkurs, askush nga kandidatët nuk i plotësoi kriteret
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka anuluar konkursin për pozitën Inxhinier i Ndërtimtarisë, pasi asnjëri nga kandidatët nuk i ka plotësuar kriteret e konkurrimit. Tutje në njoftimin e Policisë thuhet se duke u bazuar në Raportin e Komisionit përzgjedhës për procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për punësim në Policinë e Kosovës është anuluar konkursi.…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka anuluar konkursin për pozitën Inxhinier i Ndërtimtarisë, pasi asnjëri nga kandidatët nuk i ka plotësuar kriteret e konkurrimit.
Tutje në njoftimin e Policisë thuhet se duke u bazuar në Raportin e Komisionit përzgjedhës për procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për punësim në Policinë e Kosovës është anuluar konkursi.
Njoftimi i plotë:
Bazuar në nenin 44 të Ligjit për Policinë e Kosovës, Nr. 04/L-076, në Rregulloren (MPB) Nr.02/2023 për Organizimin dhe Sistematizimin e vendeve të punës të Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ 02/2023 mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës neni 26, si dhe aprovimin e Drejtorit të Përgjithshëm datë: 31/07/2024 me nr ref: DBN 10/1-01/095/2024, Policia e Kosovës nxjerrë këtë:
NJOFTIM PËR ANULIMIN E KONKURSIT
Referenca: 10/1-01/SRS/1671/2024
Datë: 31.10.2024
Drejtoria e Personelit duke u bazuar në Raportin e Komisionit përzgjedhës për procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për punësim në Policinë e Kosovës ka anuluar konkursin me nr reference 10/1-01/SRS/1098/2024 data e publikimit 13.08.2024 për pozitën:
-Inxhinier i Ndërtimtarisë- një (1) vend i lirë pune
– Vendi i punës: Sektori i Specialistëve të Inxhinieringut / Drejtoria e Menaxhimit të Objekteve,
Arsyetim:
Konkursi është anuluar pasi që asnjeri nga kandidatet nuk i ka plotësuar kriteret e konkurrimit për pozitën e lartshënuar. /Lajmi.net/