Aliu flet për rrugët më problematike për t’u shtruar e urën e Badocit : Në autostradën e Gjilanit ndikoi edhe lufta në Ukrainë
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në seancën e sotme plenare është deklaruar në lidhje me projektet e shumta infrastrukturorë, që kanë mbetur thuajse në gjysmë. Ai ndër të tjerash tha se nga projektet më problematike në kuadër të rrugëve është autostrada Prishtinë-Gjilan, e rruga Dollc-Gjakovë, duke mos lënë anash as rrugën për Podujevë e atë…
Lajme
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në seancën e sotme plenare është deklaruar në lidhje me projektet e shumta infrastrukturorë, që kanë mbetur thuajse në gjysmë.
Ai ndër të tjerash tha se nga projektet më problematike në kuadër të rrugëve është autostrada Prishtinë-Gjilan, e rruga Dollc-Gjakovë, duke mos lënë anash as rrugën për Podujevë e atë për Prishtinë.
Ndër të tjerash, Aliu tha se ka pas probleme që janë bartë nga e kaluara, e nga kontratat e lidhura më herët.
“Në lidhje me projektet infrastrukturorë duhet t’ju njoftoj se në masën dërmuese projektet janë tu shku në trendet e veta, në plane të rregullta. Ka pas probleme në të gjitha ato, por nga e kaluara.
Cilat janë problemet me më vështirësi? Janë natyrisht problemi tek rruga e Gjilanit dhe ajo Dollc-Gjakovë.Kur flasim për rrugën e Pejës 240 milionë ka qenë i parapamë ndërtimi fillimisht, por realizohet me ritme normale të vetat dhe kushton diku rreth 90 milionë. Kemi hapur tenderin për pjesën nga Dollci deri në Ramun. Presim që ajo të fillojë. Nga Dollc një nga llotet është ende në OSHP, kurse tri të tjerat ecin me trendin normal. Rruga e Podujevës ka qenë rrugë me probleme të shumta nga e kaluara, e kemi arritur me e përmbyll një pjesë të madhe të tyre me hap tenderin prej Bardhoshit deri në Lluzhan e deri në Podujevë, për pjesën e objekteve e që po shkojnë si trend normal.Së shpejti do të asfaltohen të gjithë shiritat e rrugëve. Probleme ka që vinë nga ndërmarrjet e tjera siç ndodhë me KEDS- apo që kanë vendosur shtylla, e që janë probleme brenda suazave normale”,tha Aliu.
Ai shtoi se kur flasim te rruga e Mitrovicës, është një ndër rrugët më problematike që kemi pasur.
“Nga 2018 është vetëm segmenti i fundit që është zvarritur vazhdimisht. Pjesa e rrugës deri në Vushtrri para përfundimit, po përfundohet mjaftë shpejtë. Pjesa e objekteve nga Vushtrria po vazhdojnë punën në ndërtimin e urave dhe nënkalimet e ndryshme. Shihni urën në Rugovë, ka qenë problematik por po realizohet. Edhe tek ura e Badocit ka qenë urë me probleme në projektim, e që ka qenë problem që ka ndodhur befasisht. Pra është bë projekti është bë me gabime, është rishiku projekt e tani po ec më shpejtë e po kryhet në bazë të afateve të veta,. A ka probleme? Çdoherë ka. Edhe në projektim, edhe në mbikëqyrje edhe në krejta.Duke shtu nivelin e mbikëqyrjes ka edhe cilësi më të madhe edhe punë. Kur flasim për Dollc të Gjakovës dhe autostradën e Gjilanit mund të them se janë dy rrugët që jemi marrë më së tepërmi nga të tjerat”,shtoi ai.
Ministri tha se nuk ka rrugë që e ka vizitu më tepër se autostradën e Gjilanit, por ka probleme të përditshme.
“Sepse mënyra e kontraktimit dhe projektimit të tyre ka ndodhë në kohë të fushatave. Probleme qoftë në projektim, e pa zgjidhje të problemeve të shpronësimit e që sot janë telashe.A ka progres? Por më të ngadaltë tek autostrada e Gjilanit.Loti i 6 ka qenë shumë problematik, pra gërmimi i një mali të tërë ka qenë shumë problematik, por është duke u zgjidhë. Pra ka qenë i pafillum kur kemi ardhur ne, por dua ta pranojë se tek kjo pjesë progresi i punimeve është i ngadaltë. Është kontratë e vjetër, çmimet janë ato që kanë qenë, ka pas rritje të çmimeve e nga ndikimi i luftës në Ukrainë. Ka pas probleme nga projektet e kaluara. Kanë qenë dhe janë si litar nëpër këmbë, që duhet t’i zgjidhim një nga një”,deklaroi ministri.
“Më e dhimbshme është e Dollc-Gjakovës, ku nga fillimi pra duke hyrë nga Dollci shpronësimet vazhdojnë të jenë ende. Pra edhe shkëputja e kontratave, pasi s’kemi dashtë me i shkëput e me nis nga fillim por u kemi dhënë shanse operatorëve, sepse janë kontrata siç ka qenë në rastin e Mitrovicës.Pa ndodhë shkëputja e kontratës s’e kishim pas këtë progres”,përfundoi Aliu./Lajmi.net/