Ambasada gjermane i sheh produktive takimet e Sarrazinit me Kurtin e Bislimin: U fokusuan në shtyrjen përpara të Procesit të Berlinit

Ambasada gjermane ka dal me një njoftim pas takimeve të emisarit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ambasada gjermane i ka quajtur produktive këto takime, shkruan lajmi.net. “Kënaqësi të shohësh Manuel Sarrazinin përsëri në Kosovë, duke u fokusuar në shtyrjen përpara të…

Lajme

30/10/2024 16:13

Ambasada gjermane ka dal me një njoftim pas takimeve të emisarit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Ambasada gjermane i ka quajtur produktive këto takime, shkruan lajmi.net.

“Kënaqësi të shohësh Manuel Sarrazinin përsëri në Kosovë, duke u fokusuar në shtyrjen përpara të arriturave të Procesit të Berlinit! Kosova fiton shumë nga tregtia e lirë rajonale përmes CEFTA-s, tani më në fund përfaqësohet nga qeveria e saj. Faleminderit Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrit Xhelal Sveçla për takimet produktive”, thuhet në postim. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë në Facebook: