Deputetët e VV-së s’pranojnë që shefi i AKI-së të deklarohet për raportimet se u përcollën gazetarët, lëshojnë mbledhjen

Në Kuvendin e Kosovës sot u mblodhën anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Aty parashihej që të zhvillohej mbledhja e radhës, në të cilën do të raportonte drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti. Por deputetët nga radha e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë lëshuar sallën e komisionit. Deputetët kanë adresuar kritika të shumta…

Lajme

30/10/2024 10:45

Në Kuvendin e Kosovës sot u mblodhën anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Aty parashihej që të zhvillohej mbledhja e radhës, në të cilën do të raportonte drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

Por deputetët nga radha e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë lëshuar sallën e komisionit.

Deputetët kanë adresuar kritika të shumta ndaj kryetares së Komisionit, Ganimete Musliu.

Ata kritikuan Musliun për thirrjen e kësaj mbledhje për “alarmin që është ngritur për përcjelljen e gazetarëve nga agjentët e AKI-së”.

Deputetët e pushtetit e konsideruan të jashtëligjshme thirrjen e kësaj mbledhje, ndërsa deputeti i VV-së, Luan Aliu lëshoi mbledhjen.

Pas këtij diskutimi, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e lëshuan mbledhjen me arsyetimin se kjo mbledhje është thirrur jashtëligjshëm nga kryetarja Ganimete Musliu.

Përplasja nisi në mes deputetit të VV-së, Salih Zyba dhe Ganimete Musliut. Zyba insistoi që drejtori të mos raportoj për këtë çështje, gjë e cila kundërshtohej nga deputetët e opozitës.

“Cili është presioni i kryetares se komisionit nga kush, e ke thirre mbledhje me propagande të sms-ave”?.

Ndërkohë Musliu i është kthyer Zybës, duke i thënë atij se nuk mund të vendos nëse raportimi do të ndodh ose jo./Lajmi.net/