Izraeli publikon pamjet e përgatitjeve për sulm ndaj Iranit

Ushtria izraelite publikoi sot fotografi të forcave të saj ajrore duke u përgatitur për të sulmuar Iranin mbrëmë. “Kjo është mënyra se si avionët e forcave ajrore u ngritën për të kryer sulme të sakta dhe të synuara kundër objektivave ushtarake në Iran,” tha zëdhënësi i IDF Avichay Adraee në një postim në X. Izraeli…

Bota

26/10/2024 19:09

Ushtria izraelite publikoi sot fotografi të forcave të saj ajrore duke u përgatitur për të sulmuar Iranin mbrëmë.

“Kjo është mënyra se si avionët e forcave ajrore u ngritën për të kryer sulme të sakta dhe të synuara kundër objektivave ushtarake në Iran,” tha zëdhënësi i IDF Avichay Adraee në një postim në X.

Izraeli tha se sulmet ishin në hakmarrje për “sulmet e vazhdueshme mujore” të Iranit, por dhe sulmet nga grupet militante të mbështetura nga Irani.

Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha se Sajjad Mansouri dhe Mehdi Naghavi, të dy anëtarë të ushtrisë iraniane, u vranë në sulmet izraelite këtë mëngjes. U vranë gjithsej katër ushtarë, dy prej të cilëve oficerë.

Bashkimi Evropian u bëri thirrje sot të gjitha palëve të përfshira që të ushtrojnë “përmbajtjen maksimale” për të shmangur një “përshkallëzim jashtë kontrollit” të konfliktit në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli shënjestroi objektiva në Iran

“Spirali i rrezikshëm i sulmeve dhe hakmarrjes krijon rrezikun e nxitjes së një shtrirjeje të re të konfliktit rajonal”, njoftoi Bashkimi Evropian.

“Duke njohur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira të ushtrojnë përmbajtjen më të madhe të mundshme për të shmangur një përshkallëzim jashtë kontrollit që nuk është në interesin e askujt”.

Bashkimi Evropian theksoi se këto sulme u zhvilluan në kontekstin e “tensioneve rajonale serioze dhe në rritje”.

“BE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar për të ulur tensionet dhe për të kontribuar në de-përshkallëzimin dhe, për këtë qëllim, mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë aktorët përkatës”, përfundon deklarata.

Ndërsa presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë se shpreson që sulmet e mbrëmshme izraelite ndaj Iranit janë “fundi”.