Haradinaj për sulmin ndaj Muhaxherit: Qyqar e skajshmërisht i dënueshëm sulmi fizik mbi kryetarin e Komunës së Pejës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si një akt qyqar sulmin fizik e ndodhur sot ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se drejtësia duhet të zbardhë motivet e sulmit dhe të jetë e pakompromisë në ndëshkimin e sulmuesve. “Qyqar e skajshmërisht i dënueshëm sulmi fizik mbi…

Lajme

26/10/2024 16:13

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si një akt qyqar sulmin fizik e ndodhur sot ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se drejtësia duhet të zbardhë motivet e sulmit dhe të jetë e pakompromisë në ndëshkimin e sulmuesve.

“Qyqar e skajshmërisht i dënueshëm sulmi fizik mbi kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin! Drejtësia, pas arrestimit të sulmuesve, të zbardh motivet e këtij sulmi dhe të jetë e pakompromis në ndëshkimin e tyre! Dhuna të goditet në kokë e dhunuesit të rrijnë prapa hekurave.Lehtësues lajmi që Kryetari Muhaxheri është mirë me shëndet” ka shkruar Haradinaj./Lajmi.net/