Konjufca dënon sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit: Dhuna kurrë nuk ka qenë zgjidhje
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar ndaj sulmit fizik të Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri duke e quajtur si akt të papranueshëm . Ai përmes një postimi në Facebook i ka uruar shërim të shpejt Gazmend Muhaxherit dhe u shpreh se ‘’Dhuna kurrë nuk ka qenë zgjidhje e kurrë nuk do të zë vend,…
Lajme
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar ndaj sulmit fizik të Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri duke e quajtur si akt të papranueshëm .
Ai përmes një postimi në Facebook i ka uruar shërim të shpejt Gazmend Muhaxherit dhe u shpreh se ‘’Dhuna kurrë nuk ka qenë zgjidhje e kurrë nuk do të zë vend, sepse jemi të vendosur kundër saj’’
Ai tutje i’u bëri thirrje organeve të drejtësië që ta ndjekin rastin dhe akteret e sulmit ta marrin dënimin e merituar.
‘’E dënoj sulmin ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit, si një akt të papranueshëm për shoqërinë tonë që për mjet dhe qëllim ka vetëm demokracinë. I uroj shërim të shpejtë e shëndet të plotë.Dhuna kurrë nuk ka qenë zgjidhje e kurrë nuk do të zë vend, sepse jemi të vendosur kundër saj. Mbështes organet përkatëse në punën e tyre për zbardhje të plotë të ngjarjes dhe bëj thirrje që organet e drejtësisë ta ndjekin në plotni rastin dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar’’ ka shkruar Konjufca në Facebook./Lajmi.net/