Arrestohet një person i dënuar me 18 muaj burg për kontrabandim me migrantë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës i cili ishte i dënuar me 18 muaj burg për kontrabandim me migrantë. Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar K. E. 38 vjeçar po kërkohej nga Gjykata Themelore në Prizren, shkruan lajmi.net. “Me datën 23.10.2024, Ekipi i zyrës ndërlidhëse me gjykata nga Stacioni…

Lajme

23/10/2024 16:26

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës i cili ishte i dënuar me 18 muaj burg për kontrabandim me migrantë.

Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar K. E. 38 vjeçar po kërkohej nga Gjykata Themelore në Prizren, shkruan lajmi.net.

“Me datën 23.10.2024, Ekipi i zyrës ndërlidhëse me gjykata nga Stacioni Policor Prizren, pas disa veprimeve operativo- hetimore, kanë arrite që ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë një person të kërkuar ( K. E. 38 vjeç , Shtetas i Republikës së Kosovës), i kërkuar nga gjykata themelore në Prizren , i dënuar me 18 muaj burg efektiv për veprën penale “ Kontrabandë me emigrant “. I njëjti, pasi që janë kryer veprimet procedurale, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun në Prishtinë- (Hajvali)”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë në Facebook: