Sulmi terrorist në Turqi, Osmani: Terrorizmi dhe dhuna nuk kanë vend në botën tonë
Një sulm terrorist ka ndodhur sot në Turqi nga ku raportohet të kenë mbetur të vdekur katër persona dhe dy nga sulmuesit. Në lidhje me këtë sulm ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave derisa ka thënë se qëndrojmë afër me aleatët tonë. “Ne qëndrojmë me aleatin tonë,…

Lajme
Një sulm terrorist ka ndodhur sot në Turqi nga ku raportohet të kenë mbetur të vdekur katër persona dhe dy nga sulmuesit.
Në lidhje me këtë sulm ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave derisa ka thënë se qëndrojmë afër me aleatët tonë.
“Ne qëndrojmë me aleatin tonë, Turqinë, pas sulmit të sotëm terrorist në Ankara. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave. Terrorizmi dhe dhuna nuk kanë vend në botën tonë!”, ka shkruar Osmani në X. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë:
We stand with our ally, Türkiye, following today’s terrorist attack in Ankara.
Our deepest condolences go out to the families and loved ones of the victims.
Terrorism and violence have no place in our world!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 23, 2024