Turqia konfirmon vdekjen e Fetullah Gulen
Shteti turk ka konfirmuar vdekjen e kreut të grupit terrorist, FETO- Fetullah Gulen. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan. Fidan theksoi se janë njoftuar nga inteligjenca turke për vdekjen e Gulen. “Burimet tona të inteligjencës konfirmojnë vdekjen e liderit të organizatës FETO,” tha Fidan në përgjigje të pyetjes së…
Bota
Shteti turk ka konfirmuar vdekjen e kreut të grupit terrorist, FETO- Fetullah Gulen.
Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.
Fidan theksoi se janë njoftuar nga inteligjenca turke për vdekjen e Gulen.
“Burimet tona të inteligjencës konfirmojnë vdekjen e liderit të organizatës FETO,” tha Fidan në përgjigje të pyetjes së Anadolu në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha në Ankara, raportojnë mediat turke.
Gulen ndër vite kishte jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Pensilavani.
Udhëheqësit turk kishin kërkuar prej shumë kohësh ekstradimin e tij, por zyrtarët amerikanë nuk e patën miratuar atë./Lajmi.net/