Arrestohet i dyshuari në Vushtrri, shtiu me armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në Vushtrri, pasi që i njëjti dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa gjatë kontrollit të lokacionit të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy armë zjarri me gas,…

Lajme

21/10/2024 09:17

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në Vushtrri, pasi që i njëjti dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa gjatë kontrollit të lokacionit të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy armë zjarri me gas, dy fishekë dhe dy karikator të armëve.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/