Joseph flet për Kosovën: Anëtarësimi në NATO, më i rëndësishëm se ai në OKB

Edward P. Joseph, në një fjalim të mbajtur në Pearson Institute në Çikago, ka folur edhe për problemin në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në panelin ku i ftuar ka qenë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Joseph ka thënë se për Kosovën është shumë më i rëndësishëm anëtarësimi në NATO sesa në Organizatën e…

Lajme

19/10/2024 18:02

Edward P. Joseph, në një fjalim të mbajtur në Pearson Institute në Çikago, ka folur edhe për problemin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në panelin ku i ftuar ka qenë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Joseph ka thënë se për Kosovën është shumë më i rëndësishëm anëtarësimi në NATO sesa në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Loja merr fund ka thënë Edward Joseph, në momentin që sigurohet rruga për anëtarësimin e Kosovës dhe sigurohet heqja e bllokadës, meqë Serbia s’ka ndonjë mundësi për të penguar anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Hapja e rrugës për anëtarësim në NATO për Kosovën. Në momentin që rruga sigurohet dhe hiqet veto dhe bllokada, pastaj është lojë e humbur. Serbia s’ka mundësi të bllokojë”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se edhe bllokada e Kinës dhe Rusisë në OKB të do të bëhej e pakuptimtë, meqë anëtarësimi në NATO është larg më i rëndësishëm sesa ai në OKB.

”Dhe mundësia që Rusia dhe Kina të bllokojnë Kosovën në Kombe të Bashkuara është në thelb e pakuptimtë. Sepse anëtarësimi në NATO është shumë më shumë e rëndësishme për Kosovën, siç e dëgjuat edhe nga Haradinaj”, ka thënë Edward Joseph.

Profesori i shquar Joseph ka thënë se vetëm shtrimi i rrugës për anëtarësimin e Kosovës në NATO do të mbyllte problemin mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij “strategjia e Serbisë s’do të vlente më”.