Zhvillimet në vend, Memli Krasniqi takohet me raportuesin për Kosovën në Bundestag

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka pritur sot në takim deputetin gjerman, njëherësh raportuesin për Kosovën në Bundestag Thomas Hacker, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet politike në vend dhe rajon, dhe bashkëpunimin mes PDK-së dhe FDP-së gjermane. Krasniqi në një postim në Facebook ka thënë se ky është një moment kyç për Kosovën…

Lajme

19/10/2024 17:03

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka pritur sot në takim deputetin gjerman, njëherësh raportuesin për Kosovën në Bundestag Thomas Hacker, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet politike në vend dhe rajon, dhe bashkëpunimin mes PDK-së dhe FDP-së gjermane.

Krasniqi në një postim në Facebook ka thënë se ky është një moment kyç për Kosovën dhe një mundësi për ta rikthyer fokusin te politika e përgjegjshme për një të ardhme më të mirë.

“Sot, bashkë me Hacker, hapëm seminarin “Lidershipi dhe Qeverisja Liberale: Perspektivat për Kosovën”, organizuar nga FNF. Ishte një diskutim frymëzues mbi rëndësinë e liberalizmit në politikën tonë, ku bashkë me asamblistë nga PDK-ja theksuam nevojën për një politikë-bërje të bazuar në ide e vlera dhe lidership të vendosur që adreson sfidat e kohës sonë. Jam i bindur për rëndësinë që vlerat liberal-demokratike kanë për të ardhmen e Kosovës si kundërpeshë ndaj populizmit dhe bazë për zhvillim e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar ai.