Molliqaj: Këta janë dy deputetët e Listës Serbe pa votën e të cilëve Vjosa Osmani s’do të zgjedhej Presidente

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka dhënë emrat e dy deputetëve të Listës Serbe, pa votat e të cilëve sipas tij, Osmani nuk merrte pozitën e Presidentes së vendit. “Këta janë Adem Hodza dhe Fadil Gashi, dy deputetë lojalë të Listës Serbe duke votuar  për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Pa votat e tyre…

Lajme

18/10/2024 11:57

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka dhënë emrat e dy deputetëve të Listës Serbe, pa votat e të cilëve sipas tij, Osmani nuk merrte pozitën e Presidentes së vendit.

“Këta janë Adem Hodza dhe Fadil Gashi, dy deputetë lojalë të Listës Serbe duke votuar  për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Pa votat e tyre Vjosa nuk zgjedhej“, është shprehur ai.

Sipas Molliqajt, koordinimi për votën e tyre ka qenë i fshehtë, duke e dhënë edhe arsyetimin e tij për këtë qëndrim.

“Pazari ka qene i dukshëm. Koordinimi i fshehtë. Këta mungojnë në dy seancat e para, por pas koordinimit, paraqiten në seancën e tretë”, përfundoi ai./Lajmi.net/